Politike

VIDEO- Salianji viziton Rwandën, deputeti: Shqiptarët që nisen drejt Britanisë mund të përfundojnë këtu

Deputeti deklaron se Qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim dhe plan për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve që kërkojnë një jetë më të mirë.

11 Tetor 2022, 18:16 Nga A.B
VIDEO- Salianji viziton Rwandën, deputeti: Shqiptarët që nisen
Ervin Salianji

RëANDA-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në Rwanda. Nga atje, Salianji ka ndarë një videomesazh, në të cilin bën të ditur se shqiptarët që nisen drejt Britanisë së Madhe në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë që të deportohen në atë vend ku ndodhet ai. Përmes një postimi të ndarë në 'Facebook', deputeti deklaron se Qeveria shqiptare nuk ka asnjë reagim dhe plan për t'i ardhur në ndihmë shqiptarëve që kërkojnë një jetë më të mirë.

POSTIMI:

Skenari i rrezikshëm që kërcënon shqiptarët që nisen drejt Britanisë në mënyrë të paligjshme Sekretarja e Brendshme Sulla Braverman u shpreh në konferencën e partisë konservatore se lufta ndaj emigracionit të paligjshëm ishte prioritet, do të ishte "ëndrra" e saj të shihte një foto të një avioni që çonte azilkërkuesit në Ruandë shkruan mediat britanike. Burimet qeveritare dhe mediat në Britani kanë ngritur prej muajsh shqetësim serioz mbi kalimin e paligjshëm të qytetarëve shqiptarë drejtë Britanisë! Qeveria nuk ka reagim, nuk ka asnjë plan! Qytetarët meritojnë të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre dhe në çdo rast duhet të aplikojnë për viza të rregullta!

Qeveria e Britanisë së Madhe ka bërë një marrëveshje me Rëanda-n që të dërgojë në vendin e Afrikës Lindore, një numër azilkërkuesish. Ky hap i ndërmarrë nga qeveria është kundërshtuar nga disa politikanë dhe grupet e refugjatëve të cilët e kanë cilësuar si jonjerëzore, jo efektive dhe humbje të parave publike.

Sekretari i Brendshëm Priti Patel vizitoi kryeqytetin e Ruandës për të nënshkruar atë që të dy vendet e quajtën një “partneritet për zhvillimin ekonomik”.

Sipas këtij plani, refugjatët që do të mbërrijnë në Britani të Madhe me kamionë apo me varka përmes Kanalit Anglez, do të merren nga qeveria e Britanisë së Madhe dhe do të dërgohen 6,400 kilometra larg për në Ruanda, një herë e mirë.

ervin salianji shqiptaret ne britani

Sondazh

Poll