Aktualitet

I kërkuar në Shqipëri për vrasje, Policia italiane arreston Ferdinand Ndojën. Pritet ekstradimi i tij

Arrestimi i tij ndodhi në një postbllok, kur Policia i dha shenjë që të ndalonte teksa shqiptari qarkullonte me mjetin e tij tip "Mercedez Benz".

11 Tetor 2022, 17:35 Nga k.m.
I kërkuar në Shqipëri për vrasje, Policia italiane arreston
Foto ilustruese

VARESE- Kërkohej për vrasje të mbetur në tentativë në Shqipëri, por prej disa kohësh jetonte në Varese. Shqiptari, i identifikuar si Ferdinand Ndoja nga mediat italiane, u arrestua nga policia mbrëmë (10 tetor) gjatë një sërë kontrollesh. Personi është përgjegjës edhe për veprën penale të prodhimit pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit.

Arrestimi i tij ndodhi në një postbllok, kur Policia i dha shenjë që të ndalonte teksa shqiptari qarkullonte me mjetin e tij tip "Mercedez Benz". Pas kontrollit të plotë me detaje, të gjithë agjentët zbuluan se si ai ishte i shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Lezhës. Por nuk raportohet se në ç'vit ka ndodhur dhe për cilin personazh bëhej fjalë.

Por pas identifikimi të tij, Policia italiane e ka vendosur në pranga shqiptarin për ta shoqëruar në burg. Aty do të presë ditën që të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin e tij.

34-vjeçari më 4 gusht të vitit 2021, qëlloi disa herë me armë zjarri në drejtim të 60-vjeçarit, i identifikuar vetëm me inicialet P.T. Ky i fundit banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar apo dëme të tjera. Por mesa duket i riu është dënuar për vrasjen e mbetur në tentativë.

itali arrestohet shqiptari ne itali ferdinand ndoja

Sondazh

Poll