Aktualitet

EMRI/ Dhunonin femra e vidhnin shtëpi me armë, arrestohet 31-vjeçari i bandës Eskos

Bëhet e ditur se shqiptari ka qenë më parë pjesëtar i bandës me kallashnikovë, që pushtonin shtëpitë në periferinë jugore, grabitnin dhe dhunonin femra.  I arrestuari dërgohet në organin e prokurorisë kompetente.

11 Tetor 2022, 15:31 Nga I.A
EMRI/ Dhunonin femra e vidhnin shtëpi me armë, arrestohet
Foto Ilustruese

GREQI- Një shqiptar 31-vjeçar, me emrin Ermir Meta anëtar, i dy prej tre bandave të Politeknikut që u zbërthyen, është arrestuar dje, në Kypseli. Zougla shkruan se ndaj 31-vjeçarit ishin në pritje dy urdhër-arreste për pjesëmarrje në një bandë që kryente grabitje të armatosura me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë.

Bëhet e ditur se shqiptari ka qenë më parë pjesëtar i bandës me kallashnikovë, që pushtonin shtëpitë në periferinë jugore, grabitnin dhe dhunonin femra.  I arrestuari dërgohet në organin e prokurorisë kompetente.

EMRI/ Dhunonin femra e vidhnin shtëpi me armë, arrestohet
Ermir Meta

Banda e konvikteve u shkatërrua pak javë më parë. Aksioni nisi që në orët e para të mëngjesit me synim arrestimin e anëtarëve të bandës, por shqiptari ‘Esko’ kundërshtoi efektivët dhe njërën prej tyre tentoi ta plagoste me kaçavidë. Policja iu kundërpërgjigj duke e qëlluar me armë zjarri në këmbë. Shqiptari u dërgua në spital, ndërsa mbi 30 të tjerë u vunë në pranga. Mes tyre ishte edhe nja vajzë police e një tjetër, që kishte dëshmuar edhe përdhunime të shumë grave të cilave iu futeshin në shtëpi, nga anëtarët e bandës.

esko esmin ferhati

Sondazh

Poll