Aktualitet

Selanik/ E rrinte dhe e mbyllte brenda, gruaja shqiptare e mbron në Gjykatë: Burrë është ai, edhe jep ndonjë grusht

Gruaja me origjinë nga Shqipëria kishte denoncuar zyrtarisht në polici më 20 korrik 2021 se i shoqi e dhunonte sistematikisht dhe e shante në mënyrë të turpshme, për të shtuar më pas se e kishte kërcënuar me jetë dhe e mbyllte në shtëpi.

11 Tetor 2022, 15:25 Nga k.m.
Selanik/ E rrinte dhe e mbyllte brenda, gruaja shqiptare e mbron në
Foto ilustruese

GREQI- "Ai është burrë, kështu që mund të më gjuajë ndonjëherë me grusht. Asgjë nuk ka ndodhur, ai nuk është njeri i keq,"-tha shqiptarja në Komisariatin e Policisë. Me këto fjalë, një 35-vjeçarja tentoi të bindte se denoncimi që ajo bëri rreth një vit më parë ndaj bashkëshortit të saj ishte i ekzagjeruar dhe jashtë realitetit.

Gruaja me origjinë nga Shqipëria kishte denoncuar zyrtarisht në polici më 20 korrik 2021 se i shoqi e dhunonte sistematikisht dhe e shante në mënyrë të turpshme, për të shtuar më pas se e kishte kërcënuar me jetë dhe e mbyllte në shtëpi. Nga shtëpia mund të dilte vetëm pasdite, por me kusht që ta shoqëronte vetë. 

Atë të martë korrikun e kaluar, ajo arriti në pikën që të kërkonte ndihmë nga fqinjët dhe më pas t'i bënte një apel dramatik autoriteteve për ta mbrojtur, pasi u ankua se partneri i saj e dhuntonte, duke i thënë: E vjetër...do të të vras' dhe e gjithë kjo kur ajo vuri po mbronte me trupin e saj fëmijën e tyre 4-vjeçar.

Më pas gruaja gjeti guximin dhe doli në ballkon për të thirrur për ndihmë, ndërsa fqinjët ia dëgjuan zërin dhe lajmëruan Policinë. Madje në shtëpi u shkoi edhe zjarrfikësja, pasi gruaja pretendonte se burri e kishte mbyllur brenda që të mos të largohej. Madje dhe mbeturinat i hidhte nga ballkoni se nuk e linin të dilte jashtë. 

Por sot, ajo duket se ka ndryshuar version. Ajo pretendtoi se zjarrfikësit u thirrën pasi ajo nuk mundi të gjente çelësat, e se burri i saj nuk e shau dhe as nuk e kërcënoi se do ta vriste. Kur gjyqtarja i vuri në dukje  dëshmitarët dhe deklaratat e tyre në Polici, por edhe shenjat në trup, ajo tha: Epo burrë është ai, edhe gjuan ndonjëherë. 

“U tremba atë ditë, vetëm kur nuk i pashë çelësat në derë sepse më kishte mbyllur brenda. Ne debatuam pak, por kjo është e gjitha. Tani nuk ka asnjë problem,”- tha në një moment tjetër 35-vjeçarja, duke theksuar se tani jeton e ndarë me partnerin e saj, por ai i viziton çdo ditë shtëpinë e tyre për të parë dy fëmijët e tyre.

Gjykata, pas dëshmisë së 35-vjeçares, e shpalli të pafajshëm të pandehurin, por megjithatë e shpalli fajtor për fyerje duke e lënë në burg për një vit./Protothema

gruaja ne greqi arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll