Aktualitet

Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë e grupeve kriminale, shteti t'i shpëtojë

Hoxha tha se shteti duhet të ndërhyjë dhe të shpëtojë të ardhmen e vendit duke mos e lënë në mes të 4 rrugëve. 

11 Tetor 2022, 15:24 Nga A.B
Artan Hoxha: Të rinjtë shqiptarë janë lënda e parë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se të rinjtë shqiptarë janë kthyer në lëndën e parë të grupeve kriminale. Për emisionin 'Vetting', Hoxha tha se shteti duhet të ndërhyjë dhe të shpëtojë të ardhmen e vendit duke mos e lënë në mes të 4 rrugëve. 

Më është dashur që ta shoh me sytë e mi anë e kënd globit shqiptarë dhe për të kuptuar që ne nuk mund të përballemi me policë që mund të paguajmë 500 dollarë në muaj me trafikantë të këtij niveli që bëjnë karshillik qyteteve tona, resorteve tona që kanë makina më të bukura, që kanë lokale me të bukura luksoze që kanë vilat më të bukura. Padiskutim ekspozimi i jetës së tyre është marketing më i mirë për botën e krimit, pra në një situatë të tillë ne duhet që në mënyrë emergjente në mënyrë urgjente të ndryshojmë qasjen ndaj kësaj situate. Duhet sa nuk është vonë një minutë e më orare të marrim frenat e situatës dhe minimalisht të fillojmë të kurojmë një sëmundje e cila po merr përmasat e tumorit që të mos përfundoj në një tumor sëmundje e pashërueshme ne do të reagojmë ende sa kemi kohë dhe duhet bërë sa më parë. Nuk bëhet me propagandë nuk bëhet me ato reagimet shabllone nëpër shkolla që persona nga jeta publike shkojnë e ju flasin atyre dhe sapo të dalin nga dera e shkollës fëmijët hyjnë të gjithë nëpër rrjetet sociale e shikojnë videot, klipet e njerëzve që vijnë nga bota e krimit apo që financojnë nga bota e krimit. Nuk mund të bëjmë një orë leksion të kujtdo personazhi publik në një ambient shkolle të zëvendësojë 23 orët e tjera të cilat ata kanë marrë informacion në mënyrë të vazhdueshme, të padiskutueshme dhe këtë herë janë bombarduar nga marketing që lëshon bota e krimit.

Më vjen keq duhet ta bëj këtë prognoz që më teper është disfatiste por realiteti është për fat të keq me këtë ngjyrë por është drejt ngjyrës ster të zezë. Nuk e di sa shanse kemi aktualisht por nëse do të vazhdojmë në këtë formë do ti minimzojmë edhe ato pak shanse që kemi për ta shpëtuar të ardhmen e vendit tonë pra duke shpëtuar vendin sot ne do të shpëtojmë të ardhmen e vendit tonë. Duke e lënë rinin sot në dëshpërim pa zgjidhje me ëndrra të parealizuara dhe në mes të 4 rrugëve dhe dashur pa dashur e kemi dhënë lëndën e parë krimit të organizuar”- tha Artan Hoxha për emisionin 'Vetting'.

artan hoxha

Sondazh

Poll