Sport

‘Gëzuar ditëlindjen mister'! Trajneri Edy Reja: “E dua këtë profesion”...

Tekniku i kuqezinjve të Kombëtares së Shqipërisë, dje festoi 77-vjetorin e ditëlindjen e së tij. Shtypi italian e përkujton

11 Tetor 2022, 14:26 Nga DOSJA

‘Gëzuar ditëlindjen mister'! Trajneri Edy Reja: “E

TIRANE - Trajneri italian i kuqezinjve të Shqipërisë, Edy Reja dje ka festuar 77-vjetorin e e lindjes së tij. Në shenjë respekti, kësaj ngjarjeje në vendin fqinj të Italisë, mediat i kanë kushtuar artikuj dhe shkrime, edhe si trajnerin e dytë më të vjetër në aktivitet pas rumunit Mircea Lucesku.

Vetë Edy Reja, në një intervistë për mediat italiane, u shpreh se ndihet mirë dhe do të vijojë të bëjë punën që bën pavarësisht moshës: “Do të eci përpara për sa kohë jam mirë. Me Shqipërinë angazhohem, por nuk është aq e rëndë se sa të jesh trajneri i një ekipi. Kur e dashuron diçka që bën është mirë që të vazhdosh ta bësh”,- është shprehur Reja ndër të tjera.

Trajneri Edy Reja ka një kontratë me FSHF deri në nëntor të këtij viti, pas së cilës, siç është diskutuar, palët do të ulen në një tavolinë për të diskutuar mbi të ardhmen e tij si drejtues, por edhe të Kombëtares kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll