Sport

150 milionë euro! PSG 'hap thesin' për yllin e Milanit, shihet si pasuesi i Messit

Tuttosport (nëpërmjet SempreMilan.it), ka bërë të ditur se PSG ka zgjedhur Leaon si lojtarin që dëshiron të firmosë për të përforcuar repartin e sulmit duke qenë se ka shumë të ngjarë të humbasë Lionel Messin në fund të sezonit.

11 Tetor 2022, 15:50 Nga DOSJA

150 milionë euro! PSG 'hap thesin' për yllin e Milanit,

ITALI- Tuttosport (nëpërmjet SempreMilan.it), ka bërë të ditur se PSG ka zgjedhur Leaon si lojtarin që dëshiron të firmosë për të përforcuar repartin e sulmit duke qenë se ka shumë të ngjarë të humbasë Lionel Messin në fund të sezonit.

Kampionët e Ligue 1 janë gati të paguajnë klauzolën e lirimit prej 150 milionë euro, e cila është në kontratën e sulmuesit portugez, por Paolo Maldini dhe Ricky Massara duan të përpiqen dhe të bien dakord për një rinovim me Leaon para verës së ardhshme.

Megjithatë, ka shumë pengesa, sepse agjentët e lojtarit kërkojnë 7 milionë euro neto në sezon për të rinovuar kontratën dhe gjithashtu që klubi të kontribuojë në një farë mënyre në pagesën e gjobës prej 19 milion € të vendosur ndaj lojtarit pasi ai ndërpreu marrëveshjen e tij me Sporting Lisbon në vitin 2018.

E.Ç (Dosja.al)

milan leao psg

Sondazh

Poll