Sport

Butrinti braktis Kupën e Shqipërisë, skuadra sarandiote nuk përballon udhëtimin...

Dinamo kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës, aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Kastrioti-Vora, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën.

11 Tetor 2022, 14:59 Nga DOSJA

Butrinti braktis Kupën e Shqipërisë, skuadra sarandiote nuk

TIRANE - Ndeshja e kthimit për Kupën e Shqipërisë në mes Dinamos dhe Butrintit, e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme, nuk do të zhvillohet.

Klubi sarandiot nuk ka mundur të udhëtojë për në kryeqytet, si pasojë e mungesës së lojtarëve, por edhe duke përdorur një justifikim financiar. Mësohet, se Butrinti përveç mungesës së interesit sportive, nuk ka patur edhe një buxhet të mjaftueshëm për të përballuar një transfertë për në Tiranë.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Sarandë ndaj Butrintit, Dinamo fitoi minimalisht me rezultatin 0-1 falë golit të Diogo Da Silva. Pas bojkotimit të ndeshjes nga Butrinti, skuadra kryeqytetase e Dinamos kalon automatikisht në raundin tjetër të Kupës, aty ku do të përballat me fituesen e çiftit Kastrioti-Vora, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën.

Butrinti braktis Kupën e Shqipërisë, skuadra sarandiote nuk

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll