Sport

Vazhdon skandali në Spanjë, mesazhe të reja publikohen për kreun e Federatës: Këto tre klube nuk i duroj dot!

Mesazhe të diskutueshme janë publikuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

11 Tetor 2022, 14:22 Nga DOSJA

Vazhdon skandali në Spanjë, mesazhe të reja publikohen për

SPANJË- Mesazhe të diskutueshme janë publikuar nga presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales. Siç është publikuar nga El Confidencial, kreu i futbollit ka rrëfyer në vitin 2020, se në takimin Real Madrid-Sevilla donte që kjo e fundit të humbiste ndeshjen. Rubiales rrëfeu në të njëjtën bisedë se nuk mund të shikonte skuadrën andaluziane, përveçse zbuloi në mesazhet e mëpasshme se nuk duron dot as klubet e Valencia-s dhe Villareal. “Të shohim a i pastrojmë këto legena”, do të kishte shkruar Rubiales në mes të përballjes mes dy skuadrave. Sevilla humbi 2-1 ndaj Real Madrid.

Ky zbulim mesazhesh është pjesë e grupit të hetimeve dhe rrjedhjeve të çështjes Supercopa Files, nga ku dolën edhe bisedat mes Rubiales dhe Gerard Pique. Në prill 2022, lajmet dixhitale zbuluan se Gerard Pique ra dakord të merrte një komision milionerësh për të sjellë Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite. Lojtari i Barçës do të kishte rënë dakord me Luis Rubiales për të marrë 24 milionë euro përmes kompanisë së tij Kosmos për të lëvizur konkurrencën. El Confidencial bëri publike audiot në të cilat shpjegoheshin të gjitha detajet e kësaj bisede.

Por kjo nuk ishte polemika e vetme që përfshin kapitenin aktual të Barçës. Pique gjithashtu donte të përdorte figurën e Juan Carlos I për të marrë Superkupën e Spanjës që do të luhej në Arabinë Saudite. "A mendoni se afrimi me mbretin ... mund të ndihmojë ... që ka një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit atje, me mbretërit apo këdo nga sauditët?", e pyeti ai. Kjo përmbajtje i është dërguar presidentit të federatës më 12 maj 2019.

E.Ç (Dosja.al)

rubiales spanje real madrid

Sondazh

Poll