Aktualitet

VIDEO/ "Shpërthen" e moshuara: Edi Rama është drogmen! Më jepni një snajper e ta vras

Ajo u shpreh se kryeministri Rama është një drogmen dhe sipas saj ajo është e gatshme ta "vrasë" nëse dikush i jep një armë.

11 Tetor 2022, 14:48 Nga e.k

 

VIDEO/ "Shpërthen" e moshuara: Edi Rama është drogmen!
Qytetarja duke folur për mediat në protestën e Elbasanit

ELBASAN- Një e moshuar duke folur në protestën e mbajtur sot në Elbasan kundër çmimit të naftës u tregua "radikale" sa i përket qëndrimeve në lidhje me kryeministrin Edi Rama. 


Ajo u shpreh se kryeministri Rama është një drogmen dhe sipas saj ajo është e gatshme ta "vrasë" nëse dikush i jep një armë.

"Këtu nuk më as rini e as pleqëri, varfëria është në kulm. Mjer popullin e shkret qa e ka gjetur me një drogmen që është në dorën e atij. Atë po se nuk e hoqi qafe njeri, bini nanes një sniper dhe po s'ka kam q** tam ***, ta vras mu në lule të ballit", tha ajo.

Qytetarët e Elbasanit janë ngritur ditën e sotme në protestë duke kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës. Ata u mblodhën në sheshin kryesor të qytetit në orës 11:00 dhe përrreth një orë protestuan paqësisht. I pranishëm në protestë ishte dhe nënkryeatri i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe zyrtarë të tjerë lokal të kësaj partie. Qytetarët fikën makinat dhe kërkuan ulje të çmimit të hidrokarbureve dhe mbështetje nga qeveria për të përballuar krizën ekonomike.

protesta e opozites se bashkuar elbasan

Sondazh

Poll