Politike

Në 2004 iu bashkua grevës së profesoratit! Luljeta Bozo-pedagogëve: Vrisni mendjen dhe bëni projekte

Bozo si një akademike me eksperiencë 58 vjeçare, ka komentuar peticionin dhe kërkesat e pedagogëve.

11 Tetor 2022, 15:06 Nga A.B
Në 2004 iu bashkua grevës së profesoratit! Luljeta
Luljeta Bozo

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, akademike me eksperience 58 vjeçare, nuk u ka dalë në mbrojtje pedagogëve, të cilët për javë me radhë kërkojnë rritje page. Për 'Top Channel', ajo është shprehur se arsimi është i të gjithëve e se disa probleme nuk kanë lidhje as me të majtën e as me të djathtën. Mirëpo, ajo nuk la pa iu dërguar një mesazh. Akademikja, kërkon nga pedagogët që të ulen dhe të bëjnë projekte, duke mos e vrarë shumë mendjen për gjëra të tjera.

“Janë disa problem që nuk ka lidhje as e majta as e djathta, arsimi është i të gjithëve. Pedagogu nuk duhet të jetë vetëm mësimdhënies por nuk qe dhe shkencëtar. Të vrasin mendjen, të ulen e të bëjnë projekte!”, deklaroi Bozo.

Duket se ajo është në të njëjtën linjë me kryeministrin Edi Rama, se pedagogët duhet të vlerësohen në bazë të performancës. Mirëpo, kjo deklaratë bie ndesh me veprimet e saj. Në vitin 2004 Luljeta Bozo si pedagoge në Universitetin Politeknik, iu bashkua grevës së profesoratit për reformimin ne arsimit të lartë dhe rishikim të pagave, drejtuar qeverisë së asaj kohe me në krye Fatos Nanon.

“Kishte shumë gjëra që nuk shkonin në atë kohë për funksionimin normal të universitetit. Bëmë një kërkesë fillimisht të cilën nuk na e morën në konsideratë dhe ndaj u detyruam që atje në shtëpinë tonë te universiteti t’I shprehnim si të thuash “botërisht” kërkesat tona të cilat u morën parash. Kishte ndryshim pagash edhe ndryshime në përcaktimin e një fondi për kërkim shkencor sepse nuk bëhet shkenca pa investim”, tha Luljeta Bozo.

luljeta bozdo

Sondazh

Poll