Politike

'Lideri më pak i pëlqyer'/ Gazetarja i tregon sondazhin, Meta: E ka financuar Rama!

Sipas kreut të PL-së, ky sondazh është i financuar nga kryeministri Edi Rama.

11 Tetor 2022, 14:05 Nga a.b\
'Lideri më pak i pëlqyer'/ Gazetarja i tregon sondazhin,
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u përball ditën e sotme me një sondazh i cili është realizuar ditë më parë për liderët shqiptarë. Metës, iu bë e ditur nga një gazetare, se sipas sondazheve, është një nga liderët më pak të pëlqyer. Sipas kreut të PL-së, ky sondazh është i financuar nga kryeministri Edi Rama.

Pyetja: Pak ditë më parë është publikuar një sondazh i Euronews Albania, ku ju figuroni si një ndër liderët më pak të pëlqyer në Shqipëri? Jeni i shqetësuar?

Këto janë sondazhe të kombinuara edhe nga ata që financohen nga paratë e inceneratorëve. Këtë sondazh për mua e ka shpallur Edi Rama që ditën kur kam dalë nga presidenca. Edi Rama e di shumë mirë që mbi 80% e Shqipërisë po zien nga padurimi për ta shporrur atë. Nëse ka një forcë politike ku nuk fut duart është Partia e Lirisë. Nëse nuk do të kisha një popullaritet kaq të madh nuk do të ndërmerreshin të tilla sulme. Unë i besoj sondazhit të përditshëm që bëj në raport me qytetarët. Partia e Lirisë do të arrij një rezultat të jashtëzakonshëm. Nuk jam fare i shqetësuar për popullaritetin tim por për gjendjen e rëndë që është vendi.’- tha Meta.

Në sondazhin e publikuar pak ditë më parë, Meta rezultonte si lideri më pak i pëlqyer.

ilir meta

Sondazh

Poll