Sport

'King Kazu' vendos rekordin si futbollisti më i vjetër në botë: frymëzoi për personazhin e Oliver Atom te filmi 'Champions'...

Kazuyoshi Miura tejkaloi rekordin e tij për futbollistin më të vjetër profesionist në botë, duke luajtur në moshën 55 vjet e 225 ditë në JFL (Liga e futbollit japonez).

11 Tetor 2022, 12:00 Nga DOSJA
'King Kazu' vendos rekordin si futbollisti më i vjetër
Kazuyoshi Miura luajti për Suzuka Point Getters të JFL në moshën 55 vjeç e 225 ditë

JAPONI - Kazuyoshi Miura ka thyer rekordin e tij si futbollisti profesionist më i vjetër në botë. Në moshën 55 vjeç e 225 ditë, futbollisti legjendar luajti një ndeshje zyrtare në divizionin e katërt të JFL (Japan Football League), kompeticion në të cilin sulmuesi historik ka shënuar 139 gola.

I njohur si 'King Kazu', Miura doli nga pankina e Suzuka Point Getters në minutën e 76-të për të ndihmuar ekipin e tij të fitonte 1-0 në Criacao Shinjuku. 16.218 spektatorë dëshmuan drejtpërdrejt në stadiumin kombëtar këtë moment historik në futboll.

'King Kazu' vendos rekordin si futbollisti më i vjetër

"Jam mirënjohës që kam luajtur në mjedisin më të mirë të mundshëm dhe jam krenar. Doja që kjo ndeshje të ishte pjesë e historisë në të cilën unë jam duke luajtur,"- tha Miura pasi ka thyer rekordin e tij. Kazuyoshi Miura, i cili ka luajtur 89 herë për Japoninë, duke shënuar 55 gola, aspiron të jetë në gjendje të vazhdojë të luajë futboll deri në moshën 60 vjeç . “Do të jem i përulur dhe do të përpiqem të eci përpara pa harruar urinë për lojë”, deklaroi ai.

'King Kazu' vendos rekordin si futbollisti më i vjetër

Kazuyoshi Miura bëri debutimin e tij në 1986 te Santos dhe ka luajtur për Palmeiras, Matsubara, CRB, XV de Jaú, Coritiba, Verdy Kwasaki, Genoa, Dinamo Zagreb, Kyoto Purple Sanga, Vissel Kobe, Yokohama dhe Sydney, është lojtari i vetëm që ka luajtur në pesë dekada të ndryshme. Kazu Miura, lojtari i parë mbi 50 vjeç, që shënon në ligën japoneze

Kazuyoshi Miura (26 shkurt 1967) frymëzoi personazhin e Oliver Atom në serialin e filmit vizatimor "Champions" (Captain Tsubasa). Yoichi Takahashi, krijuesi i filmit ka pranuar se ai ishte frymëzuar nga Miura dhe përvoja e tij e largimit nga Japonia për t'u stërvitur në Brazil, për personazhin e tij me famë botërore Tsubasa Ozora (Oliver Atom).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll