Sport

Një hetim është hapur pas Arsenal-Liverpool, Henderson akuzohet për thirrje raciste, FA: "Ka patur një aksident"

Polemika pas ndeshjes Arsenal-Liverpool. Përveç gabimeve të supozuara të arbitrave, sidomos me rastin e golit të londinezëve nga Martinelli, kishte shumë të tjera që tërhoqën vëmendjen e Federatës së Futbollit dhe Premier League.

11 Tetor 2022, 14:00 Nga DOSJA

Një hetim është hapur pas Arsenal-Liverpool, Henderson akuzohet

ANGLI-Polemika pas ndeshjes Arsenal-Liverpool. Përveç gabimeve të supozuara të arbitrave, sidomos me rastin e golit të londinezëve nga Martinelli, kishte shumë të tjera që tërhoqën vëmendjen e Federatës së Futbollit dhe Premier League. Një episod i ndodhur në fushë që pa si protagonistë Henderson të Liverpool-it dhe Gabriel të Arsenalit.

Pamjet e përballjes verbale mes të dyve kishin bërë tashmë xhiron e botës. Nga goja nuk kuptohet se çfarë kanë thënë, por nga gjestet, duket se kapiteni i të kuqve e ka fyer mjaft rëndë mbrojtësin e londinezëve.

Serioz duke gjykuar nga reagimi i lojtarit të Arsenal i cili i tërheq menjëherë vëmendjen arbitrit Oliver. “Majmun, majmun” shkruan dikush në rrjetet sociale duke akuzuar Henderson se e ka thirrur në këtë mënyrë lojtarin brazilian. Por nuk ka asnjë konfirmim. FA në këtë pikë ka hapur një hetim veçanërisht për të kuptuar nëse ka fakte për të ndëshkuar lojtarin.

FA po shqyrton raportin e arbitrave dhe ka filluar të mbledhë dëshmi nga Henderson dhe Gabriel. Ka shumë gjasa që FA të punësojë një lexues buzësh për të punuar përkrah tyre, pasi zyrtarët do të kalojnë të gjitha pamjet televizive që kanë në dispozicion të tyre dhe dy skuadrave që i kanë dorëzuar menjëherë. Në një deklaratë, FA tha: "Ne jemi në dijeni të një incidenti që ka ndodhur gjatë ndeshjes midis Arsenalit dhe Liverpool dhe jemi në dialog me zyrtarët e ndeshjes dhe do të shqyrtojmë detajet e incidentit".

E.Ç (Dosja.al)

premier league arsenal liverpool

Sondazh

Poll