Sport

Champions League/ Ditë kualifikimesh… ja kush marrin ‘biletat e para’ në mbrëmje...

Pesë skuadra mund të sigurojnë vendin e tyre në fazën eliminatore të Champions League të martën në mbrëmje: PSG, Benfica, Real Madrid, Manchester City dhe Borussia Dortmund janë kandidate…

11 Tetor 2022, 10:36 Nga DOSJA

Champions League/ Ditë kualifikimesh… ja kush marrin ‘biletat

ZVICER - PSG do të kualifikohet nëse... fiton dhe Juventusi humbet në fushën e Maccabi Haifa. Në rast të fitores së PSG-së dhe humbjes së Juventusit, skuadra torineze nuk mund t’i arrijë edhe matematikisht parizienët. 

Në rast barazimi në Haifa, Juventusi mund të krijojë një barazim pikësh me PSG-në ose Benfikën, duke fituar dy ndeshjet e fundit. Por në këtë skenar, juventinët do të qëndronin domosdoshmërisht pas fituesit të ndeshjes PSG - Benfica.

I njëjti skenar është edhe për Benfikën: skuadra portugeze do të kualifikohet në të tetën në rast fitoreje në ‘Parc de Princes’, nëse në të njëjtën kohë, Juventusi nuk fiton.

Fituesi i edicionit të kaluar dhe lider i grupit F, Real Madrid është në një situatë edhe më komode. Një fitore ose një barazim kundër Shakhtior Donetsk do t'i dërgojë ata në raundin e 16-tave.

Me tri fitore në ndeshjet e para, Manchester City mund të kënaqet edhe me një pikë në varësi të rezultatit të ndeshjes tjetër në grup (Dortmund-Seville). Skuadra e Guardiolas do të jetë në fazën e 16-të nëse: fiton kundër Copenhagës, ose barazon në Copenhagë dhe Sevilla nuk fiton.

Ndërkohë që Borussia Dortmund mund të kualifikohet nëse fiton ndaj Sevilles... dhe Copenhagen nuk fiton ndaj Man.Cityt. Por për të zbardhur skenarët duhet pritur të mbyllet mbrëmja e së martës...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll