Sport

"Neymar është një provokator i vërtetë"

Vlen të theksohet se aktualisht, sulmuesi brazilian është lojtari që ka marrë më së shumti faulle në 10 takimet e luajtura në Ligue 1

11 Tetor 2022, 11:03 Nga DOSJA

"Neymar është një provokator i vërtetë"

HOLANDE - Marco Van Basten, një ish-lojtar i kombëtares holandeze, i cili fitoi Kampionatin Europian në 1988 dhe ishte dy herë kampion me Milanin, tha se futbollisti i PSG -së Neymar "është një provokator. Ai vazhdimisht provokon. Në një sekondë ai bën faull ndaj dikujt dhe menjëherë bën rolin e viktimës”, thotë holandezi.

Marco Van Basten, tashmë një komentator sportiv, e kritikoi ashpër brazilianin dhe e akuzoi atë se ishte provokues dhe se kishte mbrojtje nga gjyqtarët: "Nuk ka leje kush për ta prekur atë. Ai është një person i pakëndshëm në fushë. Në një sekondë bën faull ndaj dikujt dhe në tjetrën është sërish viktimë”, tha ish-‘Topi i Artë’ në vitet 1988, 1989 dhe 1992, në një prononcim për kanalin Ziggo Sports në vendin e tij.

"Neymar është një provokator i vërtetë"

Kritikat ishit të Ajax-it dhe Milan-it erdhën pas barazimit mes skuadrës pariziene dhe Reims. Për më tepër, vlen të theksohet se aktualisht, Neymar është lojtari që ka marrë më së shumti faulle në 10 takimet e luajtura në Ligue 1. Van Basten, disa muaj më parë kritikoi edhe Leo Messin, duke u shprehur që ai nuk ishte në mesin e tre lojtarëve më të mirë në histori dhe se ai nuk është lider brenda ekipeve të tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll