Sport

Janë të skeduar, Britania ndalon mbi 1.300 tifozë të shkojnë në Katar për Botërorin…

Zyra e Brendshme Britanike njoftoi të hënën, se tifozëve të njohur për dhunë në ndeshjet e futbollit, do t'u ndalohet të udhëtojnë për kupën e Botës në Katar.

11 Tetor 2022, 07:26 Nga DOSJA

Janë të skeduar, Britania ndalon mbi 1.300 tifozë të

ANGLI - Më shumë se 1300 mbështetës të Anglisë dhe Uellsit, dy kombet e Mbretërisë së Bashkuar të kualifikuar për Kupën e ardhshme të Botës (20 nëntor-18 dhjetor), nuk do të mund të udhëtojnë në Katar. Zyra e Brendshme Britanike e njoftoi këtë të hënën, teksa ka përpiluar edhe lista me personat e skeduar fajtorë për dhunën në futboll, duke parandaluar ngjarje të dhunshme në një ngjarje kaq të rëndësishme.

"Ne nuk do të lejojmë, që sjellja e një pakice shkelësish, të dëmtojë atë që do të jetë një turne emocionues," tha Suella Braverman, sekretare e Zyrës së Brendshme britanike. Ata që e kundërshtojnë këtë masë, rrezikojnë një dënim me gjashtë muaj burg dhe gjobë, shuma e të cilave ende nuk është përcaktuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll