Sport

‘Ndeshje homazh’ për Maradonën: në fushë Messi, Ronaldinho, Buffon dhe të tjerë…

Legjenda të futbollit do të marrin pjesë në një 'ndeshje paqeje' në nderim të Diego Maradonës. Takimi do të zhvillohet më 14 nëntor në Romë, gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

11 Tetor 2022, 06:58 Nga DOSJA

‘Ndeshje homazh’ për Maradonën: në fushë Messi,

ITALI - Përpara se të niset për në Katar me Argjentinën, me synim për të fituar Botërorin e parë të karrierës së tij, ylli Lionel Messi do të luajë një "ndeshje homazh" në nderim të Diego Maradonës, legjendës tjetër të futbollit argjentinas, i cili vdiq më 25 nëntor 2020. Ajo do të zhvillohet në stadiumin Olimpik të Romës, më 14 nëntor, gjashtë ditë para fillimit të Kupës së Botës (20 nëntor-18 dhjetor).

Nga sa raportohet deri tani, sulmuesi i PSG-së do të shoqërohet veçanërisht nga ish-bashkëlojtari i tij te FC Barcelona, ​​Ronaldinho, ish-portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Buffon, trajneri i AS Roma, José Mourinho, të cilët kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë ndeshje përkujtimore të legjendës argjentinase.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll