Sport

Formula 1/ FIA shpall fajtor Red Bull dhe Aston Martin për shkeljen e kufirit të buxhetit, në fund të sezonit do të...

Federata Internacionale e Automobilizimit ka konfirmuar se Red Bull dhe Aston Martin kanë shkelur rregullat e Kufirit të Buxhetit, kufiri i shpenzimeve që hyri në fuqi vitin e kaluar.

10 Tetor 2022, 19:46 Nga DOSJA

Formula 1/ FIA shpall fajtor Red Bull dhe Aston Martin për shkeljen e

EUROPË- Federata Internacionale e Automobilizimit ka konfirmuar se Red Bull dhe Aston Martin kanë shkelur rregullat e Kufirit të Buxhetit, kufiri i shpenzimeve që hyri në fuqi vitin e kaluar. Skuadra që fitoi dje Kampionatin Botëror të Pilotëve me Max Verstappen dhe drejton kampionatin e konstruktorëve bëri një shkelje të lehtë (më pak se 5% të vetë buxhetit), e kombinuar me një shkelje procedurale.

Për Aston Martin, megjithatë, vetëm një shkelje procedurale. Megjithatë, ende nuk janë komunikuar penalitetet që do të vendosen përfundimisht për dy skuadrat. ëilliams ishte gjithashtu i përfshirë pak, por tashmë kishte paguar një gjobë pranverën e kaluar për paraqitjen e vonuar të shifrave të shpenzimeve të saj.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 red bull makina

Sondazh

Poll