Aktualitet

VD-NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Protesta nisi në orën 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta.

11 Tetor 2022, 11:24 Nga F.M
VD-NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në
Protesta në Elbasan

ELBASAN- Qytetarët kanë dalë në protestë në Elbasan, pas thirrjes së Partisë Demokratike. Në orën 11:00, ata janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit. Në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, qytetarët kanë fikur makinat dhe i kanë rreshtuar në shesh.

Protesta nisi në orën 11:00 dhe do të mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta. Njoftimi për protestën u bë nga selia blu e Partisë Demokratike, e cila deklaronte se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë.

Protesta e sotme ka moton 'boll heshtëm' dhe kërkesa kryesore është ulja e çmimit të naftës që ka kapur çmimin rekord, 245 lekë për litër. 

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll