Aktualitet

Miratohet! Arenc Çela merr mandatin e plotë si kryeprokuror i Tiranës, zëvendëson Imerajn

11 Tetor 2022, 10:37 Nga F.M
Miratohet! Arenc Çela merr mandatin e plotë si kryeprokuror i
Mbledhja e KLP

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të prokurorisë së Tiranës duke e mandatuar zyrtarisht si zëvendësin e Elisabeta Imerajt. Tashmë, Arens Çela merr një mandat 3-vjeçar në krye të prokurorisë së Tiranës që i mbaron në vitin 2025. Deri më tani

“Për caktimin e zotit Arens Çela, nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në rendin e ditës së KLP.

Komandimi i Çelës u bë pas shkarkimit të kryeprokurores së Tiranës, Elisa Imeraj, e cila ngeci në Vetting. Komisioni i Posaçëm i Apelimit vendosi unanimisht për shkarkimin e saj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional. Vetë Imeraj pretendoi në atë kohë se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur me urdhër të dikujt, por nuk ka përmendur asnjë emër.

arens cela keshilli i larte i prokurorise elisabeta imeraj

Sondazh

Poll