Aktualitet

U kap një javë më parë me hashash dhe kokainë, 37-vjeçari shqiptar lihet në burg nga autoritetet greke

Oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve Kalamata gjetën të fshehura në shtëpinë e tij rreth 4 kilogramë hash dhe mbi 1000 doza kokainë (hashash me peshë totale 3907.5 gram dhe kokainë me peshë 119.8 gram).

11 Tetor 2022, 10:43 Nga d.a.
U kap një javë më parë me hashash dhe kokainë,
policia greke

GREQI- 37-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua javën e kaluar me sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashash në posedim dhe sipas hetimeve të Policisë, trafikonte në Kalamata, Trifilia dhe Arkadia, është lënë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Sipas mediave greke, oficerët e policisë së Prokurorisë së Narkotikëve Kalamata gjetën të fshehura në shtëpinë e tij rreth 4 kilogramë hash dhe mbi 1000 doza kokainë (hashash me peshë totale 3907.5 gram dhe kokainë me peshë 119.8 gram).

37-vjeçari, sipas dosjes së ngritur ndaj tij, kishte një klientelë të vogël me vetëm 10 persona, të cilët i furnizonte me sasi të konsiderueshme droge dhe me çmim të lartë. Policia ka identifikuar të paktën 220 transaksione për shitje droge dhe vlerësohet se nga veprimi i tij ai kishte marrë një përfitim financiar të paligjshëm që i kalonte 90 mijë euro.

Me një sasi të vogël hashash është arrestuar edhe gjysmëvëllai i tij 34-vjeçar, i cili pasi është dërguar në prokurori, është lënë i lirë.

policia greke denohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll