Aktualitet

Aksioni i FNSH-së në Vlorë, tre persona në pranga, kontrolle në Selenicë për 'shtëpi bari'

FNSH ka qenë e vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.

11 Tetor 2022, 10:41 Nga F.M
Aksioni i FNSH-së në Vlorë, tre persona në pranga, kontrolle
Foto Ilustruese

VLORË- Tre persona kanë rënë në pranga në kuadër të aksionit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët zbarkuan në qytetin bregdetar në mbështetje të bluve të Vlorës. Mësohet se FNSH ka qenë e vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.

Kontrolle ka pasur edhe në zona të riskut në Vlorë ku kanë pasur informacione për persona që fshiheshin në to. Aksioni i nisur tre netë më parë është fokusuar edhe në kontrolle për parcela me kanabis, kryesisht në territorin e Bashkisë Selenicë, apo  banesa që dyshohet se janë kthyer në shtëpi bari, bazuar në konsumin e lartë të energjisë elktrike. 

Ende nuk dihen emrat personave të arrestuar apo akuza që rëndon mbi të. 

vlore aksion blis ne vlore

Sondazh

Poll