Aktualitet

Pedagogët: S'po kërkojmë qiqra në hell por rritje page 30%

Ai tha se nuk po kërkojnë qiqra në hell por një të drejtë pasi sipas tij edhe nëse pagat rriten me 30% sërish vendi ynë nuk mund të krahasohet me vendet e rajonit.

11 Tetor 2022, 11:19 Nga e.k
Pedagogët: S'po kërkojmë qiqra në hell por rritje page
Pedagogu në protestë

TIRANË- Pedagogu Lush Susaj iu bëri thirrje të gjithë studentëve që të marrin pjesë në protestë. Ai tha se të rinjtë sot po ikin me gomone pasi korrupsioni e ka shkatërruar këtë vend. Ai tha se pedagogët nuk po kërkojnë qiqra në hell por një të drejtë pasi sipas tij edhe nëse pagat rriten me 30% sërish vendi ynë nuk mund të krahasohet me vendet e rajonit.

Pedagogu Lush Susaj: Nuk po kërkojmë qiqra në hell dhe as kërkesa të ekzagjeruara edhe nëse do të rritet rroga me 30% ne prap nuk krahasohemi me Kosovën. Kam një sugjerim për profesorët që ndodhën nën shantazh. U bëj thirrje të rinjve mos të ikin me gomone, po boshatisen universitet dhe po mbyllen lëndë jetike për vendin. I ftoj në protestë që të marrin në dorën fatet e veta dhe fatin e vendit. Mos merrni gomonet me ik, 6 orë më tha një kolegu im që ka mbajt gomonen në krah. Korrupsioni e ka shkatërruar vendin./Dosja.al

protesta e pedagogeve lush susaj

Sondazh

Poll