Aktualitet

Sindikata e pedagogëve në deklaratë: Dalim në protesta, nuk kemi negociuar me qeverinë

Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi ka njoftuar dhe protestën e radhës e cila do të mbahet me datë 14 tetor në orën 11.

11 Tetor 2022, 11:01 Nga e.k
Sindikata e pedagogëve në deklaratë: Dalim në protesta, nuk
Sandër Kovaçi

TIRANË- Sindikata e Pedagogëve ka dalë sot në një deklaratë në lidhje me negociatat me qeverinë. Kreu i sindikatës, Sandër Kovaçi ka njoftuar dhe protestën e radhës e cila do të mbahet me datë 14 tetor në orën 11 tek Universiteti i Arteve.

Kovaçi ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk gjejnë zgjidhje atëherë ata do të bojkotojnë mësimin me datë 17 tetor kur fillon dhe viti i ri akademik.

Sander Kovaçi: Rritja me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër është një kusht. Ndërsa me mbështetjen me 8% nga ana e universitetit është e pamundur në këtë kushte. Ditën e premtë datë 14 tetor në orën 11 të gjithë bashkë duhet të protetsotjmë. Të mbështesim protestën para universitetit të arteve. Qeveria ka dhe një javë kohë që të nxjerri një konluzion se si do të vazhdojë. Nuk do të hyjmë me datë 17 në auditore.

Pyetje: Keni pasur negociata?

Sander Kovaçi: Jo nuk kemi pasur, gjatë kësaj jave do të informojmë dhe institucionet dhe ambasadat. 21 milion euro kushtoi një rrugë në Elbasan, në qoftë se kursejmë tendera publikë dhe një shërbim fiskal serioz ka lekë për shtesa pagash, qeveria i ka mundësi të shtojë 5 milion euro për profesorët. 

sandër kovaçi

Sondazh

Poll