Aktualitet

Gruaja në protestë: Çmimet në stratosferë, u biem në qafë fëmijëve që kemi jashtë për të jetuar

Përpara kamerave, ajo tha se rrogat janë shumë të ulëta në vendin tonë, ndërsa çmimet kanë shkuar në stratosferë. 

11 Tetor 2022, 11:22 Nga F.M
Gruaja në protestë: Çmimet në stratosferë, u biem
Gruaja në protestë

ELBASAN- Një grua ka kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. E pranishme në sheshin kryesor në qytetin e Elbasanit, gruaja tha se për të mbijetuar u kërkojnë para fëmijëve që kanë jashtë shtetit si emigrantë. Përpara kamerave, ajo tha se rrogat janë shumë të ulëta në vendin tonë, ndërsa çmimet kanë shkuar në stratosferë. 

"Kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë, rrogat janë shumë të ulëta, ndërsa çmimet kanë shkuar në stratosferë. U biem në qafë fëmijëve që kemi jashtë, u kërkojmë para atyre se ndyrshe nuk ia dalim dot,"- tha gruaja ndër të tjera. 

Protesta nisi në orën 11:00 dhe po mbahet në sheshin ‘Gensher’ në qendër të Elbasanit, për 60 minuta. Njoftimi për protestën u bë nga selia blu e Partisë Demokratike, e cila deklaronte se ky 11 tetor do të shënojë dhe nisjen e protestave kundër qeverisë. Protesta e sotme ka moton 'boll heshtëm' dhe kërkesa kryesore është ulja e çmimit të naftës që ka kapur çmimin rekord, 245 lekë për litër.

protesta e opozites se bashkuar

Sondazh

Poll