Sport

Për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, Shevchenko i shpëton vdekjes: "Ato orë nën predha ishin si përjetësi"

Ky sulm i ushtrisë ruse mund të kishte përfunduar tragjikisht për legjendën e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko.

10 Tetor 2022, 19:24 Nga DOSJA

Për pak mund të kishte përfunduar në tragjedi, Shevchenko i

UKRAINË- Ky sulm i ushtrisë ruse mund të kishte përfunduar tragjikisht për legjendën e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko. Ish-futbollisti ukrainas ishte në një tren gjatë bombardimeve dhe ndau përvojën e tij të tmerrshme në rrjetet sociale.

“"Sot Rusia hodhi 80 raketa dhe 12 dronë kamikaze në Ukrainë. Unë isha në tren, ndaluam nën predha. Ato pak orë ishin si një përjetësi", ka shkruar Shevchenko në rrjetet sociale. Dua të them që asnjë raketë dhe predhë nuk do ta thyejë Ukrainën.

Ju mund t'i digjni rrugët dhe shtëpitë tona, por është e pamundur të na hiqni guximin, dinjitetin dhe dëshirën për liri. Ne do të mbrojmë Ukrainën. Ne do të këndojmë në ura siç kënduan sot qytetarët e Kievit në metro, do të luftojmë derisa të fitojmë”, tha Shevchenko.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Andriy Shevchenko (@andriyshevchenko)

E.Ç (Dosja.al)

shevchenko

Sondazh

Poll