Politike

PD nis protestat! Dega e Elbasanit: Nesër në qendër të qytetit kundër çmimeve të karburanteve

Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nesër protestat kundër qeverisë.

10 Tetor 2022, 16:06 Nga A.B
PD nis protestat! Dega e Elbasanit: Nesër në qendër të
Protesta

ELBASAN- Partia Demokratike, dega Elbasan, nis ditën e nesërme protestat. Ata kanë paralajmëruar se në orën 11:00 do të jenë në sheshin 'Genshër' të Elbasanit për të protestuar kundër Qeverisë dhe rritjes abuzive të çmimit të karburanteve. Protesta e cila mban moton 'Boll heshtëm' pritet të zgjasë rreth 60 minuta. 

NJOFTIMI:

Partia Demokratike, Dega Elbasan, do të nis nga kjo e martë protestat kundër qeverisë. Pas rritjes abuzive të çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës, PD Dega Elbasan, do të organizojë një protestë për 60 minuta ditën e martë 11/10/2022, në ora 11:00, në sheshin "Gensher" në qendër të Elbasanit! Ftojmë mediat ta ndjekin këtë protestë!

protesta e pd ne elbasan

Sondazh

Poll