Aktualitet

Plagosi me thikë bashkëatdhetarin e tij, shpallet në kërkim 24-vjeçari shqiptar në Francë

Dyshohet se shqiptari mund të jetë duke u fshehur në Holandë.

10 Tetor 2022, 14:22 Nga A.B
Plagosi me thikë bashkëatdhetarin e tij, shpallet në kërkim
Policia

FRANCË- Një shqiptar është shpallur në kërkim nga policia në Saint-Brieuc, pasi ka plagosur me thikë një bashkatdhetar të tij në lagjen Robien. Mediat franceze raportojnë se shqiptari dyshohet të jetë parë për herë të fundit në Holandë.

Personi i cili mbeti i plagosur është transportuar menjëherë në spital. Ndërkohë, identitetet e tyre nuk bëhen ende të ditura.

shpallet ne kerkim shqiptari ne france france

Sondazh

Poll