Aktualitet

GJKKO e liroi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, SPAK ankimon vendimin për ish-deputetin e PS-së Alqi Bllako

GJKKO e mori vendimin, pasi Bllako argumentoi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, pasi nëna e tyre ishte në lëvizje nëpër rrethe për shkak të punës. 

10 Tetor 2022, 11:43 Nga e.k
GJKKO e liroi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, SPAK ankimon
Alqi Bllako

TIRANË- Prokuroria e Posaçme, (SPAK) ka ankimuar këtë të hënë vendimin e GJKKO për Alqi Bllakon, i cili u lirua tre ditë më parë nga qelia. Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pronoi kërkesën e ish-deputetit socialist për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

GJKKO e mori vendimin, pasi Bllako argumentoi se do kujdesej për 3 fëmijët e mitur, pasi nëna e tyre ishte në lëvizje nëpër rrethe për shkak të punës. 

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako u arrestua më 31 mars të këtij viti me urdhër të Strukturës së Posaçme Kundur Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Sipas SPAK në kohën që mbante postin e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, ata kanë falsifikuar dokumentin në lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua incineratori i Fierit duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Ai dyshohet se, në bashkëpunim me kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, për ndërtimin e inceneratorit duke ndryshuar cilësimin nga “arë” në “tokë truall”, duke rritur vlerën e shpronësimit. Po ashtu ai dyshohet se ka favorizuar shoqërinë përfituese të koncensionit, në këmbim “të përfitimeve të parregullta” me një vlerë prej afro 150 mijë dollarë, të cilat kanë shkuar në formën e pagesave të larta mujore për babanë e tij, i punësuar pranë inceneratorit të Tiranës.

alqi bllako lirohet alqi bllako

Sondazh

Poll