Aktualitet

Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me 7 plumba në mes të rrugës, ndodhet në gjendje të rëndë

Shqiptari, një banor në territorin e Vittoria-s është qëlluar me 7 plumba, në kryqëzimin mes provincave Vittoria dhe Pedalino.

10 Tetor 2022, 13:05 Nga F.M
Atentat shqiptarit në Itali, qëllohet me 7 plumba në mes të
Policia në Itali

ITALI- Një 39-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka rënë pre e një atentati. Ngjarja, sipas mediave italiane, ka ndodhur në provincën e Raguzës në Itali, gjatë natës së kaluar. Shqiptari, një banor në territorin e Vittoria-s është qëlluar me 7 plumba, në kryqëzimin mes provincave Vittoria dhe Pedalino.

I plagosuri është dërguar në urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittorias ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ende nuk dihet identiteti i shqiptarit, ndërkohë që bëhet me dije se policia ka nisur mbledhjen e materialeve për të identifikuar autorin. Kamerat e sigurisë që ndodhen në bizneset në vendin e ngjarjes pritet të ndihmojnë grupin hetimor.

atentat shqiptarit ne itali itali

Sondazh

Poll