Aktualitet

Sherri brenda familjes në Durrës, policia: Burrë e grua rrahën njëri-tjetrin, janë të dy në spital

Ahmet Stafa, 48 vjeç dhe Asije Sytafa, 74 vjeçe kanë rrahur njëri-tjetrin me sende të forta. Për pasojë janë plagosur të dy dhe janë dërguar në spital.

10 Tetor 2022, 11:48 Nga F.M
Sherri brenda familjes në Durrës, policia: Burrë e grua
Ahmet Stafa i plagosur

DURRËS- Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me sherrin e ndodhur këtë paradite mes një çifti në Durrës. Në njoftim bëhet me dije se Ahmet Stafa, 48 vjeç dhe Asije Sytafa, 74 vjeçe kanë rrahur njëri-tjetrin me sende të forta. Për pasojë janë plagosur të dy dhe janë dërguar në spital.

Njoftimi:

Rreth orës 10:40, në lagjen nr.11, Durrës, shtetasit A. S., 78 vjeç dhe A. S., 74 vjeçe (bashkëshortë), pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sende dhe objekte të forta. Për pasojë, të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

gruaja plagos burrin ne durres

Sondazh

Poll