Aktualitet

EMRAT/ Policia sekuestron mbi 3 kg kanabis dhe një armë gjahu në Dibër, shpallen në kërkim 3 persona

Konkretisht në kërkim janë shpallur Ndre Tusha 34 vjeç, Nikoll Kola 31 vjeç dhe Nikolin Ceka 63 vjeç, të tre banues në Mat

10 Tetor 2022, 12:21 Nga e.k
EMRAT/ Policia sekuestron mbi 3 kg kanabis dhe një armë gjahu në
Arma dhe hashashi sekuestruar nga Polica

MAT- Tre persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës pasi akuzohen se janë peonarë të parcelës me kanabis që u zbulua në fshatin Stojan. Konkretisht në kërkim janë shpallur Ndre Tusha 34 vjeç, Nikoll Kola 31 vjeç dhe Nikolin Ceka 63 vjeç, të tre banues në Mat

Gjatë aksionit forcat Blu të Dibrës sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.3 kg kanabis sativa si dhe një armë gjahu e llojit çifte.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Stojani”, shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se në territorin e fshatit Stojan, disa persona kishin kultivuar bimë narkotike. Mbi bazën e këtyre informacioneve është ushtruar kontroll i imtësishëm në territorin e fshatit Stojan, ku si rezultat i kontrollit nga forcat e posaçme Operacionale e “Shqiponja”, si dhe nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, është gjetur e paketuar sasia prej 3.3 kg lëndë e dyshuar narkotike canabis sativa, në forma boçeje.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se lënda narkotike e sekuestruar iu përkiste shtetasve Ndre Tusha 34 vjeç; Nikoll Kola 31 vjeç; Nikolin Ceka 63 vjeç, të tre banues në Mat, të cilët janë shpallur në kërkim. Në vijim të kontrolleve, në banesën e shtetasit N. C., është gjetur një armë gjahu e cila, së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Më herët, në kuadër të operacionit “Stojani”, u sekuestruan 33 kg kanabis, u vu në pranga 1 shtetas dhe u shpall në kërkim vëllai i tij.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

diber policia e dibres ndre tusha nikoll kola nikolin ceka

Sondazh

Poll