Aktualitet

Fati i Ervis Martinajt përplas institucionet, Apeli i jep zgjidhje! Lala: Kurbini s'lejoi kontroll banesash

Sipas gazetares, në këto banesa janë sekuestruar sende, por nuk dihet ende saktësisht nëse mund të ndihmojnë me të dhëna për fatin e të shumëkërkuarit. 

10 Tetor 2022, 11:58 Nga F.M
Fati i Ervis Martinajt përplas institucionet, Apeli i jep zgjidhje! Lala:
Ervis Martinaj

TIRANË- Hetimet për të hedhur dritë mbi fatin e Ervis Martinajt, duhet se po përplasin institucionet. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Prokuroria e Kurbinit ka kërkuar lejimin e kontrollit të disa banesave në Durrës, por Gjykata e ka rrëzuar. Gjykata e Kurbinit ka argumentuar rrëzimin e kërkesës me faktin se sipas saj nuk ka prova bindëse. Ndërkohë kërkesa për kontrollin e banesave, u pranua nga gjykata e Apelit Tiranë. Lala shtoi më tej se janë kontrolluar dy banesa në Shijak, në pronësi të një grupi të strukturuar kriminal. Sipas gazetares, në këto banesa janë sekuestruar sende, por nuk dihet ende saktësisisht nëse mund të ndihmojnë me të dhëna për fatin e të shumëkërkuarit. 

"Hetimet për hedhjen dritë mbi fatin e të shumëkërkuarit kanë përplasur ashpër insitucionet e drejtësisë shqiptare. Prokuroria e Kurbinit kërkoi të kërkontrollonte disa banesa në Durrës për të gjetur prova bilogjike për Martinajn, por në një seancë 'top sekret', gjykata e Kurbinit e rrëzoi këtë kërkesë. Sipas informacioneve paraprake, të marra në rrugë informale, policia dhe prokuroria kishin të dhëna se Martinaj ishte rrëmbyer nga një grup kriminal që vepron në Durrës dhe se gjurmën e fundit e kishte në një banesë në këtë qytet. Prokuroria nuk është ndaluar në këtë kërkesë të parë, por i është drejtuar gjykatës së Apelit Tiranë. Gjykata e Apelit, në një seancë tepër sekret e ka pranuar dhe ka lejuar kontrollin e dy shtëpive në Shijak, që i përkasin një grupi kriminal. Detaje të tjera do t'jua bëj me dije në vijim. Kontrolli është ushtruar dy ditë më parë. Ka qenë prezent edhe RENEA. Tashmë mbeten për tu bërë të ditura rezultatet. Burime zyrtare po tregohen të rezervuara por është mësuar se janë marrë disa sende nga atje, por nuk dihet ende se sa do të vlejnë. Duke qenë se ky hetim po vijon, mund të ndidhë që moment pas momenti të ketë rezultate,"- tha Lala. 

Ervis Martinaj ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, ai u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim. Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Deri më tani, sipas publikimeve të dokumenteve në media, Prokuroria ka dalë në përfundimin se i shumëkërkuari Ervis Martinaj është ‘shitur’ nga një vajzë dhe më pas është ekzekutuar. Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version, pasi edhe Rama u tërhoq. Ai tha se përderisa nuk ka prova, Policia e Shtetit nuk do të shprehet zyrtarisht për këtë dosje. 

klodiana lala ervis martinaj zhduket ervis martinaj

Sondazh

Poll