Aktualitet

Babai i punëtorit të karburantit akuzon Deizy Arapin: Ku i gjen lekët moj vajzë, ne punojmë me djersë, s'jemi si ato!

Urim Buçi thotë se ajo ka një stil jetese që nuk e justifikon dot me punë. 

10 Tetor 2022, 11:22 Nga f.g
Babai i punëtorit të karburantit akuzon Deizy Arapin: Ku i gjen
Urim Buci

BILISHT- Urim Buçi, babai i Marsel Buçit, punëtorit të karburantit që iu dogj makina mbrëmë gjatë natës në Bilisht akuzon të renë Deizy Arapi se është ajo që qëndron pas ngjarjes. I ati thotë se Arapi shpik akuza për djalin se ishte ai që i dogji automjetin ndërsa thotë se ajo ka një stil jetese që nuk e justifikon dot me punë. 

"Në dy të natës u dëgjua një zhurmë dhe gruaja më tha ngrihu se i kanë vënë zjarrin makinë së djalit. U zgjuam dhe pamë që makina kishte marrë flakë e gjitha. Lajmërova policinë dhe erdhën në vendngjarje na morën në pyetje, ku dyshoni etj. Unë dyshimin e kam para një muaj, akuzoi djalin që ishte i futur nga dikush. Pas verifikimeve doli që im bir nuk kishte lidhje me ngjarjen. Pas dy ditësh, i del prapë përpara me makinë djalit dhe filloi ta ofendojë. Qëndroi djali dhe i tha: Si e ke punën moj çupë e mbarë? S’vajti dy minuta, mori policinë në telefon dhe u tha filani me shau. Filloi sërish të sajonte gjëra, mori në telefon shefi komisariatit dhe i tha mos u merr me të. Mua më duket se kjo është ngjarje e qëllimshme. Unë kërkoj drejtësi nga shteti.

Unë dyshoj te ajo vajza që ja dogjën makinën brenda një muaji. Te ajo i kam dyshimet. Normale nuk e di nga janë fryrë këto, nëse do kishte djali im dorë do i kisha folur. Unë punoj me djersë, kam punuar për atë makinë, ato i ndërrojnë brenda muajit. Unë s’jam si ato, ku i gjejnë lekët, 6 mln pa punuar asnjeri? Kaq kisha. Nga shteti dua drejtësi!’-tha Urim Buçi.

deizy arapi marsel buci urim buci

Sondazh

Poll