Aktualitet

"Ngec" gara për kreun e SPAK, KLP: Nuk ka asnjë të interesuar nga radhët e prokurorëve

Afati i fundit i aplikimit dhe dorëzimit të kandidaturave është 2 nëntor 2022, ndërsa mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja skadon më 18 dhjetor.

10 Tetor 2022, 10:12 Nga f.g
"Ngec" gara për kreun e SPAK, KLP: Nuk ka asnjë të
Gara per SPAK dhe Arben Kraja

TIRANE-  Kur kanë kaluar më shumë se 3 javë nga nisja e njoftimit për të garuar për kreun e ri të SPAK, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njofton se nuk ka asnjë kandidat të interesuar nga radhët e prokurorëve. Në një njoftim për mediat, KLP sqaron se "Deri ditën e sotme më datë 10.10.2022, pranë KLP-së nuk ka shprehur interes asnjë prokuror, për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme . Në momentin që do të kemi kërkesa për kandidarurë, do të njoftoheni.". 

Afati i fundit i aplikimit dhe dorëzimit të kandidaturave është 2 nëntor 2022, ndërsa mandati i drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja skadon më 18 dhjetor. Kjo është edhe data kur KLP do të zgjedhë drejtuesin e ri. Ajo që është ende e paqartë është humbja e interesit nga ana e prokurorëve të KLP që me gjasë do të sjellë edhe në shtyrjen deri në afatet përfundimtare të garës. KLP hapi garën më 16 shtator dhe kandidatët kanë afat 45 ditë për të paraqitur platformat.

arben kraja gara per kreun e ri te spak

Sondazh

Poll