Aktualitet

EMRAT/ Sherr brenda familjes në Durrës, gruaja qëllon me thikë burrin

Paraprakisht raportohet se ka nisur një sherr mes çiftit që ka përfunduar me plagosjen e burrit.

10 Tetor 2022, 10:35 Nga F.M
EMRAT/ Sherr brenda familjes në Durrës, gruaja qëllon me
Policia e Durrësit

DURRËS- Një grua e identifikuar si Asije Stafa ka qëlluar me thikë bashkëshortin e saj, Ahmet Stafa. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Durrës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Paraprakisht raportohet se ka nisur një sherr mes çiftit që ka përfunduar me plagosjen e burrit. I plagosuri është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Çifti mësohet se prej disa ditësh kanë pasur konflikte të njëpasnjëshme. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e detajeve të tjera mbi ngjarjen. Ende nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë detaje mbi shëndetin e të plagosurit apo edhe masën e marrë ndaj autores së plagosjes. 

gruaja plagos burrin ne durres asije stafa ahmet stafa

Sondazh

Poll