Aktualitet

“Game over”, vihen në pranga dy pronarë në Tiranë, kishin kthyer lokalet në pikë bastesh

Konkretisht në prangat e Bluve të kryeqytetit kanë rënë një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet S.Xh, banues në Tiranë që ishte dhe pronari i lokalit në rrugën "Muhamed Deliu" si dhe një 48-vjeçar i identifikuar me inicialet F.S dhe ky banues në Tiranë, i cili ishte pronari i lokalit në rrugën "Tre Dëshmorët" ku u konstatua aktiviteti i paligjshëm.

10 Tetor 2022, 10:06 Nga e.k
“Game over”, vihen në pranga dy pronarë në
Pamje nga aksioni i Policisë së Shtetit

TIRANË- Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen se kishin kthyer lokalet në ambiente të paligjshme për lojëra fati, ndërkohë dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Konkretisht në prangat e Bluve të kryeqytetit kanë rënë një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet S.Xh, banues në Tiranë që ishte dhe pronari i lokalit në rrugën "Muhamed Deliu" si dhe një 48-vjeçar i identifikuar me inicialet F.S dhe ky banues në Tiranë, i cili ishte pronari i lokalit në rrugën "Tre Dëshmorët" ku u konstatua aktiviteti i paligjshëm.

Dy personat i kishin përshatur lokalet e tyre në ambiente të paligjshme për lojëra fati, nëpërm,jet basteve sportive. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe katër aparatë celularë si dhe shuma parash të dyshuara se vinin nga veprimtaria e lojërave të fatit.

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lojërave të fatit.

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Game over".

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Game over".

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën "Muhamet Deliu";

- F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën "Tre Dëshmorët".

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.
 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll