Aktualitet

Dhuna në familje/ 4 persona në pranga në Durrës! Njëri dhunoi ish-vjehrrën e tij

Po ashtu një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P është arrestuar në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës. Ndërkohë një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet F.M banues në Durrës është arrtestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

10 Tetor 2022, 09:42 Nga e.k
Dhuna në familje/ 4 persona në pranga në Durrës! Njëri
Foto ilustruese

DURRËS- Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi akuzohen për dhunë në familje. 

Konkretisht, në pranga ka rënë një 26-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Xh, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Një 46-vjeçar i identifikuar me inicialet B.C, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P është arrestuar në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës. Ndërkohë një 33-vjeçar i identifikuar me inicialet F.M banues në Durrës është arrtestuar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

durres policia e durresit

Sondazh

Poll