Sport

Napoli poker Cremoneses dhe kryeson në Serie A, ekipi italian e ka seriozisht titullin kampion

Napoli nuk gabon dhe vazhdon të fitojë.

9 Tetor 2022, 20:05 Nga DOSJA

Napoli poker Cremoneses dhe kryeson në Serie A, ekipi italian e ka

ITALI- Napoli nuk gabon dhe vazhdon të fitojë. Në javën e nëntë të Serie A, skuadra e Spallettit mposht Cremonese me rezultatin 4-1 dhe shkon në krye të renditjes e vetme me 23 pikë (+2 nga Atalanta). Napoli kontrolloi lojën për shumë minuta, ndërsa Cremonese u mbrojt me forca të shumta, por u dorëzuan shumë shpejt.

Politano në minutën e 26' shënoi golin e avantazhit, ndërsa në pjesën e dytë Dessers në minutën e 47' barazoi shifrat. Napoli nuk hoqi dorë nga sulmet dhe Simeone në minutën e 76', Lozano në 93' dhe Olivera në 95' mbyllën llogaritë e takimit.

E.Ç (Dosja.al)

napoli serie a cremonese

Sondazh

Poll