Sport

Arsenal vazhdon mrekullinë në Premier League dhe shkon në krye! Kampionati ka përfunduar për Liverpool

Arsenal vazhdon mrekullinë në Premier League. Në javën e 10-të të kampionatit anglez, ekipi drejtuar nga Arteta fiton ndaj Liverpool me shifrat 3-2, duke rimarr kreun e renditjes.

9 Tetor 2022, 19:44 Nga DOSJA

Arsenal vazhdon mrekullinë në Premier League dhe shkon në krye!

ANGLI- Arsenal vazhdon mrekullinë në Premier League. Në javën e 10-të të kampionatit anglez, ekipi drejtuar nga Arteta fiton ndaj Liverpool me shifrat 3-2, duke rimarr kreun e renditjes.Arsenal zhbllokoi sfidën që në minutën e parë, me Martinellin. Liverpool do të barazonte me Nunez në minutën e 34'.

Megjithatë pjesa e dytë do të fliste për vendasit, të cilët mund të rimerrnin avantazhin, pasi Saka do të realizonte golin e dytë për ekipin e Artetës në minutën e 45+5’.Ndërsa në pjesën e dytë skuadra e Klopp ia doli të rigjente barazimin në minutën e 53 me Firminhon.

Gëzimi nuk zgjati shumë te miqtë, kjo për faktin se në minutën e 76' pas një ndërhyrje të gabuar të Thiagos ndaj Jesus, Arsenal fitoi penallti. Ishte Saka ai i cili mori përsipër ekzekutimin e kësaj penalltie dhe e dërgoi topin në rrjetë. Pas këtij takimi Arsenal kryeson me 24 pikë, teksa Liverpool renditet në vend të 10-të me 10 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

arsenal liverpool

Sondazh

Poll