Politike

VD/ Berisha kthehet në Lazarat! Demokratët bëhen nostalgjik, e presin në rrugë me flamunj dhe hitin e 2009-tes

Kthimin e Berishës në Lazat demokratët e kanë pritur me këngën e fushatës së vitit 2009 "Shqipëria po Ndryshon".

8 Tetor 2022, 13:40 Nga e.k
VD/ Berisha kthehet në Lazarat! Demokratët bëhen nostalgjik, e
Sali Berisha në Lazarat

GJIROKASTËR- Ka nisur me duartroktije dhe brohoritje takimi i kreut të Partisë Demokratike në Lazart. Kthimin e Berishës në Lazat demokratët e kanë pritur me këngën e fushatës së vitit 2009 "Shqipëria po Ndryshon".


Sali Berisha: Dua të përulem me nderimin më të madh, me mirënjohjen më të thellë, para jush, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ju i keni dhënë PD-së që nga themelimi i saj. Dua të shpreh krenarinë time të madhe me këtë mbështetje dhe t’ju garantoj se ndjehem krenar me mbështetjen e secilit prej jush, se ndjehem i detyruar pafundësisht ndaj jush, njerëz fisnikë, atdhetarë, punëtorë, për kontributin tuaj në demokraci, për kontributin tuaj si bastion i pamposhtur i atdhetarizmit. Vij këtu nga Libohova dhe një mik i imi më tha se Edi Rama i paska thënë një socialisti të thekur, se Libohovën dua ta vëj në heshtje dhe Lazaratin ta shpërbëj fare.   I them Edi Ramës se nuk ka asnjë forcë ta shpërbëjë Lazaratin. Këtë u përpoq ta bëjë diktatura më e egër dhe ata përfunduan në koshat e historisë dhe Lazarati mbeti bastion i lirisë. Prandaj ideja e vazhdimit të etërve të tu mizorë, të persekutimit të Lazaratit, do marrë përgjigjen e merituar në zgjedhjet e ardhshme, do marrë përgjigjen e merituar në mbarë Shqipërinë. Rroftë Lazarati, rroftë Shqipëria!

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll