Politike

VIDEO/ Batuta dhe të qeshura në takimin e Berishës në Libohovë! Demokrati e uron për martesën e djalit: S'na solle llokume

Teksa fliste ish-kryetari i parë i Bashkisë së Libohovës, uroi kryedemokratin për martesën e djalit të tij, Shkëlzenit me blogeren Armina Mevlani. Por pas "mjaltit" kishte dhe "thumbin" për kreun e selisë Blu të cilit i kujtoi se nuk ka sjellë llokume, traditë e hershme e shqiptarëve për festa të tilla.

8 Tetor 2022, 12:39 Nga e.k
VIDEO/ Batuta dhe të qeshura në takimin e Berishës në
Qytetari në takimin me kreun e PD, Sali Berisha

GJIROKASTËR- Është shoqëruar me batuta dhe të qeshura takimi i kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha në Gjirokastër. 


Teksa fliste ish-kryetari i parë i Bashkisë së Libohovës, uroi kryedemokratin për martesën e djalit të tij, Shkëlzenit me blogeren Armina Mevlani. Por pas "mjaltit" kishte dhe "thumbin" për kreun e selisë Blu të cilit i kujtoi se nuk ka sjellë llokume, traditë e hershme e shqiptarëve për festa të tilla.

“Dua t’ju uroj për një gëzim personal tuajin. Keni martuar djalin, po një kuti me llokume nuk e prure”, tha ish-kryebashkiaku i Libohovës.

sali berisha partia demokratike

Sondazh

Poll