Politike

Takimi Rama-Mitsotakis, mediat greke zbardhin detaje: Çështja e detit mirë që shkoi në Hagë

 Gjatë takimit, të dy liderët shkëmbyen mendime për të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

7 Tetor 2022, 17:20 Nga I.A
Takimi Rama-Mitsotakis, mediat greke zbardhin detaje: Çështja e
Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis

PRAGË- Kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Pragë. Ndërkohë që mediat greke kanë zbardhur detaje nga takimi mes dy homologëve. Protothema shkruan se të dy liderët shkëmbyen mendime për të gjithë gamën e marrëdhënieve dypalëshe dhe zhvillimet rajonale dhe konfirmuan vullnetin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Kyriakos Mitsotakis nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme të vendit për rrugën europiane të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. U diskutuan edhe efektet e krizës së Ukrainës në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja për të ruajtur stabilitetin dhe për të forcuar sigurinë energjetike të rajonit.

Mitsotakis theksoi interesin e vazhdueshëm të Athinës për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke në Shqipëri, me theks të veçantë në sigurimin e të drejtave të tij pronësore. Ai iu referua edhe demarkacionit të zonave detare të dy vendeve dhe theksoi se dërgimi i çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, siç është rënë dakord, do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira fqinjësore duke shfrytëzuar potencialin e tyre të plotë.

Rama ndodhet në Pragë në kuadër të Komunitetit Politik Evropian, në një shfaqje që synon të nxisë rrisë sigurinë dhe përparimin në kontinentin e goditur nga krizat. Udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 17 vende të tjera, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor si dhe Britaninë e Madhe e cila në vitin 2016 votoi për t’u larguar nga blloku janë bashkuar në këtë nismë të presidentit francez Emmanuel Macron. Në takim u diskutuan sfidat kryesore me të cilat përballet Evropa; siguria, energjia, klima, situata e rëndë ekonomike dhe migrimi. Në takimin e Pragës, asnjë lider evropian nuk përfaqësohet me ministrat e vet, me përjashtim të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do t'u adresohet të pranishmëve përmes video-lidhjes për shkak të situatës së sigurisë në shtetin e tij. Në vend të tij, në Pragë do të jetë kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal.

edi rama kyriakos mitsotakis samiti i prages komuniteti politik evropian

Sondazh

Poll