Politike

Hakërimi i TIMS, Berisha: Janë zhdukur gjurmët e 54 udhëtimeve të Ballës me trafikantë

Nga Gjirokastra, Berisha tha së më konkretisht janë fshirë 54 udhëtimet e Ballës që sipas tij janë bërë me persona të inkriminuar. 

7 Tetor 2022, 17:07 Nga F.M
Hakërimi i TIMS, Berisha: Janë zhdukur gjurmët e 54
Sali Berisha dhe Taulant Balla

GJIROKASTËR- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se hakërimi i sistemit TIMS është bërë qëllimisht për të fshirë disa 'gjurmë' të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Nga Gjirokastra, Berisha tha së më konkretisht janë fshirë 54 udhëtimet e Ballës që sipas tij janë bërë me persona të inkriminuar. 

“Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka qenë më e pasigurt se këto ditë. Vetëm shkatërrimi i sistemit të TIMS dhe MEMEX. Qëllimi ishte te zhdukeshin gjurmët e lidhjes së qeverisë me trafikantët. Të zhdukeshin gjurmët e udhëtimit të Taulant Ballës 54 herë me trafikantë. Një polic që ishte një lloj pengese, u largua në mënyrën më mafioze nga detyra e tij. Shqiptarët nuk morën vesh asnjë argument se pse kryepolici i vendit u largua nga detyra, përveç lidhjeve të Çuçit me Ramën. Përveç rënies së tij në hekurin e nxehtë. Ndaj dënoj me ashpërsi këtë akt. Dënoj qëndrimin, fshehjen që bën Edi Rama, Bledi Çuçi,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Çfarë ndodhi me sistemet e sigurisë në vend?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". 

sali berisha taulant balla irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll