Politike

Takimi me Kim, Shalsi: Koti s'e shpjegoi mbështetjen për non-gratan, folëm për art, muzikë dhe shah

Përsa i përket deklaratës së bërë më herët nga nëkryetarja e këtij komisioni, Sorina Koti, Shalsi tha se demokratja duhet t'i shpejgonte Kim se përse mbështeste non-gratat, referyar kryedemokratit Sali Berisha. 

7 Tetor 2022, 17:16 Nga F.M
Takimi me Kim, Shalsi: Koti s'e shpjegoi mbështetjen për
Eduard Shalsi

TIRANË- Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi zbardhi takimin që zhvilloi këtë paradite me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Shalsi u shpreh se fokusi i bisedave ishte mbështetja financinare për reformat. Përsa i përket deklaratës së bërë më herët nga nëkryetarja e këtij komisioni, Sorina Koti, Shalsi tha se demokratja duhet t'i shpejgonte Kim se përse mbështeste non-gratat, referyar kryedemokratit Sali Berisha. 

"Pata kënaqësinë ta mirëprisja në zyrë ambasadoren e nderuar të Shteteve të Bashkuara. Pëm një bisedë konstruktive dhe e vura në dijeni mbi prioritetet e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku prioriteti numër 1 duke filluar nga java në vijim, do jetë diskutimi intensiv për buxhetin e vitit 2023. Komisioni ynë mbikëqyr dhe monitoron Autoritetin e Konkurrencës. Natyrisht që tema e diskutimit ishte dhe mbështetja financiare për reformat që duhet të vijojnë mbi të gjitha të asaj të reformës në Drejtësi. Mazhoranca si nismëtare e reformës në Drejtësi është e interesuar të shohë një sistem akoma më efikas. Diskutuam edhe mbi shahun, mbi muzikën dhe artin që është gjithmonë i pranishëm në zyrën time. Koti është pjesë një kontigjent politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga një partner strategjik si SHBA. Sot Sorina nuk gjeti kurajon t’i tregonte apo t’i shpjegonte ambasadores së SHBA se pse vijon ta mbështesë non-gratën dhe pse është pjesë e një kontigjenti politik brenda PD-së që në kundërshtim me çfarë duan shqiptarët vazhdon të mbështesë një person të padëshiruar nga partneri ynë strategjik. Është e kuptueshme, njerëzit e dëshpëruar thonë dhe bëjnë gjëra të dëshpëruara"- tha Shalsi ndër të tjera. 

Për të njëjtin takim, Shalsi ka bërë dhe një postim në Facebook. 

“Me Ambasadoren Amerikane Një takim miqësor dhe i vlefshëm me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të AmerikësYuri Kim, ku e njohëm me prioritetet e punës së Komisionit Parlamentar për Ekonominë dhe Financat, si edhe funksionimin e tij. Fillimi i diskutimeve intensive mbi buxhetin e vitit 2023; monitorimi i institucioneve të pavarura; mbështetja financiare për të vijuar me reformat e ndërmarra dhe sidomos atë në drejtësi, ishin temat e diskutimit mes nesh, ku nuk mungoi as e folura mbi artin, shahun dhe muzikën, të pranishme gjithmonë në zyrën time”, shkruan Shalsi.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsin dhe me nën kryetaren, Sorina Kotin, deputeten e Partisë Demokratike. Takimi nisi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Kryesisë së Kuvendit dhe zgjati përreth 1 orë. Nënkryetarja e Komisionit, Koti bëri të ditur se në takim u fol për investimet amerikane në Shqipëri, stabiliteti në vend, amnistia fiskale. Ndërsa kur u pyet se nëse në takim u diskutua për Berishën, duke qënë se është deputet e Berishës, ajo e mohoi.

eduard shalsi sorina koti yuri kim

Sondazh

Poll