Politike

Debati për arsimin/ Kushi: Jeni bërë xheloz për suksesin tonë! Boçi: Veshët paaftësinë me Kongresin! Mbyllet shkollat

Boçi në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek protesta e pedagogëve, duke theksuar se sot ata janë të braktisur, pa paga dhe pa kërkim shkencor. 

6 Tetor 2022, 16:45 Nga e.k
Debati për arsimin/ Kushi: Jeni bërë xheloz për suksesin
Luçiano Boçi

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka replikuar këtë të enjte me deputetin e PD Luçiano Boçi, pas akuza të këtij të fundit se pedagogët janë lënë pas dore nga Ministria dhe qeveria Rama.

Boçi në fjalën e tij në Kuvend u ndal tek protesta e pedagogëve, duke theksuar se sot ata janë të braktisur, pa paga dhe pa kërkim shkencor. 

PJESË NGA DEBATI:

Luçiano Boçi: Habitem si vjen ministrja e Arsimit këtu dhe thotë kemi rritur kërkimin shkencor. Harruat se keni 7 vite që keni mbyllur doktoraturën. Harxhoni 6 mln euro për një marrëveshje të përkohshme , 3-vjecare, vetëm për të fotografuar disa kafe pa leje që i di e gjithë bota. Vini këtu dhe flisni dhe keni mbështetur kërkimin shkencor, kur kryeministri harxhon 4 mln euro për instalacion, 5 mln euro për të vëzhguar ndërtimet pa leje dhe pedagogëve kur kërkojnë rritjen e pagës, u thotë në formë cinike se 8 5 të pagës duhet ta siguroni nga universitetit. “Kongresi juaj ishte si dasma në mes të mortit, ju e keni vrarë arsimin.

Evis Kushi: Ua sjell unë të gjithë kolegët tanë që kanë aplikuar për kërkim shkencor. I kemi pothuaj në të gjitha departamentet.  I kemi me shifra. Shoh që nuk jeni dakord me rritjen deri në 15% , e thashë edhe më parë buxheti i shtetit do të mbulojë 7 % ndërsa vetë universitetet mund të rrisin pagat. Nuk janë vetëm tarifat e studentëve burim i të ardhurave. E shikoj se sa ju ka mbetur merak Kongresi i Arsimit dhe sa shumë xheloz jeni bërë për suksesin, ishit të ftuar mund të kishit ardhur. Ftesa ju erdhi të gjithëve, por nuk e dinim që ju e keni dashur me emër e mbiemër të gjithsecilit. Kongresi ishte një sukses u vlerësua dhe nga ndërkombëtarë, kishte përfaqësues nga universitete më prestigjioze, ju jeni xheloz se mbase nuk keni bërë një kongres si ai. Por të flisni për shkollat  e reja duhet një guxim shumë i madh dhe të flisni për shkollën Sami Frashëri, zor se do të gjeni një infrastrukturë të tillë.

Luçiano Boçi: Besoj se kërkim shkencor ju quani edhe mbylljen e degëve. keni mbyllur biokiminë,, në Korcë, në Gjirokastër. Gjirokastra rrezikon të mbyllet si Universitet, degët e mësuesisë janë shumë të rrezikuara. Edhe në Universitetin e Elbasanit do të mbaheni mend për mbylljen e mësuesisë.  Keni 10 vite që nxirrni se çfarë ka ndodhur para 10 viteve. Këtë vit matematika ka vetëm 20 studentë, a e kuptoni ku po e çoni Shqipërinë. Ju e veshët paaftësinë me Kongres. Bravo, suksese dhe urime.

evis kushi luciano boci

Sondazh

Poll