Politike

“Unë po vij”, Berisha nxjerr sondazhin me Ramën: PD po ecën e sigurtë drejt fitores

Në këtë sondazh shihet se mes tij dhe Edi Ramës, qytetarët kanë përkrahur më së shumti kreun e PD-së.

6 Tetor 2022, 14:43 Nga A.B
“Unë po vij”, Berisha nxjerr sondazhin me Ramën: PD po
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka publikuar një sondazh, që sipas tij tregon mbështetjen e qytetarëve për të. Në këtë sondazh shihet se mes tij dhe Edi Ramës, qytetarët kanë përkrahur më së shumti kreun e PD-së.

Berisha tha se opozita do të vijë pasi po ecën e sigurt drejt fitores.

“Zonja tha që do vish. Ja ku është e fundit do vijmë. Ja ku është e fundit. Opozita ecën e sigurt drejt fitores. Po po. Nuk je i përkohshëm fare, do ikësh para se të kujtohesh. Ata që tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën, xhaminë, teqenë, janë borxhlinj 200 milion dollar OSSH. Është abuzim i tmerrshëm. Këto për ju i paguajnë kishat , xhamitë, të varfrit e furrat e bukës.” tha Berisha.

“Unë po vij”, Berisha nxjerr sondazhin me Ramën: PD po

Berisha e vazhdoi debatin me socialistët edhe për çështjen e çmimit të energjisë, edhe të financimeve të huaja. 

“Do t’ju them për energjinë vetëm kaq: këta të cilët tatojnë biznesin me 225 lek kilovatin, kishën me 225 lekë, xhaminë me 225 lekë, teqenë e Kulmakut me 225 lekë - këta janë borxhli 200 milionë dollarë OSSH-së. Të gjitha institucionet të marra së bashku! Dhe ky është një abuzim i tmerrshëm. Dhe këto 200 milionë lekë, i paguan kisha për ju, i paguajnë furrat e bukës për ju, i paguajnë më të varfrit e kësaj Shqipërie, ndërsa ju ato para, 200 milionë, i përdorni për ahengje, i përdorni për udhëtime, për lukse dhe kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta.

Lidhur me problemet që shtroi z. Pandeli, në mënyrë absolute, kurrë, PD-ja nuk ka marrë një qindarkë dhe nuk mund të marrë kurrë nga një vend të cilin ajo e ka pozicionuar gjithnjë si një armik të çështjes kombëtare shqiptare. Ka ndodhur, është e vërtetë, ka ndodhur që ish-Kryetari i saj është akuzuar njëherë nga media dhe tani së fundmi, nga raport zyrtar i komunitetit të inteligjencës së SHBA.

Për këtë është ngritur një komision që do të bëjë hetim gjithçka, por mos harro dosjen e hetimit e mbylli Edi Rama, e mbylli Ëngjëll Agaçi dhe mjafton të lexosh vendimin e mbylljes e kupton sa qesharak, sa të pacipë, sa të përciptë kanë qenë në hetimin e një çështjeje që Edi Rama e dinte se janë para ruse. E kishte deklaruar. E bëri këtë për të kapur peng Bashën apo për shkak të dosjes Njitrokin, koha do ta provojë,”- theksoi Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll