Meta i përjashtuar nga PES? Monika Kryemadhi: Tërhoqën vëmendjen nga lirimi i Alqi Bllakos
Monika Kryemadhi u pyet për se e-mailin që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen nga lajmi i lirimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
6 Tetor 2022, 16:37Nga k.m.
Monika Kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar lirimin e Alqi Bllakos. Në një prononcim të shkurtër, Kryemadhi u pyet për se e-mailin që qarkulloi sot në media për Ilir Metën, u bë me qëllimin për të tërhequr vëmendjen nga lajmi i lirimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
"Doli Alqi Bllako, tërheqim vëmendjen. Merruni si u lirua Alqi Bllako,"-tha Kryemadhi.
Mesditën e së enjtes qarkulloi në media një e-mail ku pretendohet se Partia Socialiste Europiane, i ka ndaluar Ilir Metës pjesëmarrjen në kongresin e Partisë Socialiste që pritet të zhvillohet në Berlin në mes të muajit, më 14-15 tetor. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë së Lirisë, ku nënvizohet se asgjë nuk është e vërtetë, madje e konsideron gjithçka "fake news".