Politike

LETRA/ Giorgia Meloni i shkruan Berishës: Ju siguroj mbështetje nga qeveria e ardhshme italiane

Afërsinë me Partinë Demokratike, Meloni e konsideron historike, të rëndësishme dhe mjaft thelbësore për të bërë të mundur miqësimin e dy popujve. 

6 Tetor 2022, 16:18 Nga F.M

LETRA/ Giorgia Meloni i shkruan Berishës: Ju siguroj mbështetje nga

TIRANË- Kryeministrja e sapo zgjedhur e Italisë Giorgia Meloni i ka shkruar një letër kryedemokratit Sali Berisha, përmes të cilës e falenderon për mbështetjen e ofruar ndaj “Vëllezërve të Italisë”. Në letër, Meloni shprehet se fitorja e partisë që ajo drejton do të jetë shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë. Afërsinë me Partinë Demokratike, Meloni e konsideron historike, të rëndësishme dhe mjaft thelbësore për të bërë të mundur miqësimin e dy popujve. 

LETRA E PLOTË:

I dashur President, Ju falenderoj sinqerisht për mesazhin që më keni dërguar. Shpresa ime është që fitorja e “Vëllezërve të Italisë” dhe e qendrës së djathtë, të mos jetë vetëm përgjigja më efektive e mundshme ndaj nevojave të italianëve, por shenjë shprese dhe inkurajimi për të gjitha partitë dhe lëvizjet konservatore në Evropë që të mos ndalen kurrë së luftuari për vlerat tona të përbashkëta.

Në këtë kuptim, afërsia me partinë tuaj është historike, dhe për ne shumë e rëndësishme, ashtu sië është thelbësore të forcohet miqësia midis popujve tanë dhe të mbështetet sa mirë rruga evropiane të Shqipërisë. Për këtë pikë të fundit, mund t'ju siguroj vetëm mbështetje maksimale nga qeveria e ardhshme italiane. Me përzemërsi të ngrohtë,
Giorgia Meloni.

LETRA/ Giorgia Meloni i shkruan Berishës: Ju siguroj mbështetje nga
Letra e Melonit

sali berisha giorgia meloni

Sondazh

Poll